03,05,2024

Komuna e Ferizajt harton pako për të ndihmuar bizneset që u dëmtuan

Must Read

Situata e pandemisë ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në bizneset e komunës së Ferizajt.

Për këtë, Këshilli i drejtorëve dhe i ekspertëve për Zhvillim Ekonomik ka nisur hartimin e një pakoje me qëllim të rimëkëmbjes së bizneseve, raporton KOHA.

Stimulimi po parashihet të bëhet në forma të ndryshme, kryesisht me mjete monetare, por edhe me pajisje për punë, me heqje të taksave të ndryshme apo edhe me pagesa të kamatave për kredi bankare.

Një nga këto biznese është edhe ai i Fatlinda Hysenit, që gjatë pandemisë ka qenë i mbyllur.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka treguar detaje të pakos së Komunës për bizneset.

E sipas zyrtarëve në drejtorinë për zhvillim ekonomik, kuvendi komunal do të mund të bënte ridestinim të buxhetit për ta ndarë atë për rimëkëmbje të bizneseve.

Komuna e Ferizajt ka të regjistruara rreth 12 mijë biznese të ndryshme, transmeton Koha.net.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img