20,04,2024

Komuna e Hanit të Elezit dhe Shërbimi Sprovues i Kosovës me “Marrëveshje Bashkëpunimit”

Must Read

Kryetari i Komunës Rufki Suma priti sot në takim pune znj.Gentiana Pira dhe z.Fadil Hyseni, Zyrtarë nga Shërbimi Sprovues i Kosovës-Zyra Rajonale Ferizaj.

Ekzekutimit të dënimeve alternative mundë të jetë më e dobishme për shoqërinë kosovare në përgjithësi tha z.Hyseni duke e njoftuar kryetarin Suma me iniciativën për nënshkrimin e “Marrëveshje Bashkëpunimit” me të cilën Shërbimi Sprovues i Kosovës ka për qëllim të kontribuoj në parandalimin e kriminalitetit dhe zvogëlimin e numrit të përsëritësve të veprave penale
Ndërsa kryetari i komunë Rufki Suma duke përshëndetur këtë iniciativ vlerësoi se aplikimi i alternativave të dënimit me burg, duhet konsideruar si dënim të suksesshëm në riedukimin dhe riintegrimin e individit sidomos tek të miturit dhe personat që kryejnë vepra të lehta penale. Dënimi me burgim nuk kontribuon çdo herë në zvogëlimin e kriminalitetit dhe shpesh ka edhe efekte negative, sidomos tek të miturit dhe personat që kryejnë vepra të lehta penale dhe që bien për herë të parë në kundërshtim me ligji.
Nga takimi u arrit pajtimi që Komuna e Hanit të Elezit dhe Shërbimi Sprovues i Kosovës -Zyra Rajonale Ferizaj të nënshkruajn “Marrëveshje Bashkëpunimi” me të cilat këto institucione do të bashkëpunojnë në ekzekutimit të dënimeve alternative për personat të cilëve gjykata mund t’ia shqiptojë personit të dënuar dënimin me urdhër për punë në dobi të përgjithshme.
Sipas marrëveshjes Shërbimi Sprovues i Kosovës lidhë marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Hanit të Elezit në mënyrë që personat e dënuar me denim alternative, punë në dobi të përgjithshme, të realizohet edhe në komunën e Hanit të Elezit.
Orët e punës që do ti kryej klienti caktohen nga gjykata me Aktvendim ndërsa mënyrën dhe kohën e shpërndarjes të këtyre orëve do ta bëjë Shërbimi Sprovues i Kosovës dhe Komuna e Hanit të Elezit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img