28,03,2024

Komuna e Ferizajt me shumë aktivitete për Ditët e Kulturës

Must Read

Ferizaj.01.06.2016. Drejtori i DKRS-së ,Naim Ferati, sot në një konferencë për medie ka shpalosur orarin për ditët e Kulturës në Ferizaj të cilat fillojnë që nga 2 qershori dhe do të mbahen deri më 12 qershor.

Në kuadër të këtyre Ditëve të Kulturës komuna ka paraparë shumë aktivitëte duke filluar nga promovimet e librave ,vizita të vendeve të trashëgimisë kulturore,,ekspozita,koncerte dhe workshope.
“Si edhe viteve të mëparshme edhe këtë vit komuna ka organizuar shumë aktivitete në kuadër të Ditëve të Kulturës ku gjatë këtyre ditëve do të defilojnë shumë artiste dhe këngëtarë si dhe shumë aktivitete tjera kulturore.Në kuadër të këtyre aktiviteteve do të mbahet edhe festivali “Fëmijtë e Gëzuar” ku do të jenë shumë fëmijë që do të prezantohen.Gjithashtu edhe promovimi i librit të autorit Visar Emerllahu do të jetë një ngjarje e cila do të përcjellet nga bendi “Black Shoes Band” tha Naim Ferati,drejtor i DKRS-së në Ferizaj.
Ferati tha se gjatë këtyre ditëve do të kemi edhe mysafirë jashtë Kosovës ,siç është piktori françez ANOK dhe këto ngjarje do të përmbyllen me homazhe dhe aktivitete të ansambleve nga Ferizaj.
Këto aktivitete do të zhvillohen nën patronatin e komunës së Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img