02,05,2024

Komuna e Ferizajt do të shtojë vëmendjen për buxhetim më të lartë gjinorë dhe vënie të grave në pozita udhëheqëse

Must Read

Një draft dokument i përgatitur nga drejtoria komunale për Buxhet dhe Financa për harxhimin e buxhetit në baza gjinore për femra i quajtur si buxhetimi i përgjegjshëm gjinor, ka treguar se gjatë vitit 2016 në komunën e Ferizajt është harxhuar buxhet në masë më të madhe për pagat e meshkujve në raport me pagat e grave.

Ky raport tregon se mbi 72 përqind e buxhetit është harxhuar për punëtorët meshkuj e vetëm 27 përqind për femra pa u përfshirë punëtorët e sektorit shëndetësisë dhe të arsimit. Ndërsa me përfshirjen e tyre vërehen hapa pozitiv dhe përqindja rritet në favor të kënaqshëm për gratë dhe raporti qëndron 47. 34 buxhet i harruar për pagat e burrave dhe 52. 66 buxhet i harxhuar për gratë.

Në takimin e organizuar nga organizata OSBE për këtë temë u lavdëra puna e bërë për një analizë të tillë nga punonjësit e komunës së Ferizajt, por u shfaq nevoja që gratë të avancohen edhe më tutje veçanërisht nëpër pozitat udhëheqëse për të pasur qaje më të barabartë edhe në buxhet.

Kryetari i komunës së Ferizajt e çmoi lart këtë iniciativë për të parë pozitën e gruas dhe nevojat për ndryshime në këtë aspekt, ndërsa u zotua se përkrahja për gratë do të jetë edhe më e madhe dhe se do të shtojë kujdesin që ato të marrin sa më shumë pozita udhëheqëse.

“Dokumenti në fjalë na tregon qartë se ne nuk jemi në nivelin që do të dëshironim sa i përket buxhetimit gjinor , prandaj do të rrisim vëmendjen që gratë të ketë sa më shumë hapësirë dhe kompetenca për vendim marrje.
Përvoja në këtë qeverisje ka treguar se gratë janë treguar shumë të mira në punët dhe përgjegjësitë që kanë pasur posaçërisht në menaxhimin e mirë të parasë publike dhe kjo dëshmon se kuotat numerike nuk do të na duhen më.
Analiza e që është bërë nëpër disa drejtori të komunës tregon se ka mjaft femra të angazhuara por që nuk kanë pasur shumë pozita udhëheqëse dhe si pasojë paga e tyre mund të jetë më e ulët. Ndërkaq për të ardhmen do të bëjmë një luftë më të madhe për vënie të sa më shumë grave në pozita udhëheqëse për të ecur drejt standardeve moderne ku nuk diskutohet gjinia në buxhetim apo punësim, por vetëm aftësitë dhe shkathtësisë për t’i kryer detyrat e kërkuara” ka thënë kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa gjatë takimit të sotëm.

Të dhënat e prezantuara sot kanë treguar se komuna e Ferizajt ka bërë hapa mjaft pozitiv viteve të fundit edhe në dhënien e suvbvencioneve të ndryshme për gratë dhe kjo u konsiderua si një arritje dhe shtytje e mirë për këtë kategori.

Të pranishmit në diskutimin për ndarje të buxhetit në baza gjinore shfaqën nevojën që gratë të jenë sa më aktive në kërkim të të drejtave të barabarta për punë , udhëheqje biznesi dhe nevoja të tjera që mund të kenë.

Ndërsa u shfaq mendimi se barrierat e dikurshme po tejkalohen gradualisht me shkollimin e sa më shumë grave dhe përkrahjen institucionale të treguar së fundi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img