19,04,2024

Komuna e Ferizajt bën nënshkrimin e kontratës me bankën BPB për subvencionimin e kamatave për bujqit ferizajas

Must Read

Nënshkrimi i kësaj kontratë u bë në mes kryetarit të Ferizajt, Muharrem Svarqës si dhe kryeshefit ekzekutiv të Bankës për Biznes Artan Celina.

Me këtë rast kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se ky është një projekt mes Komunës së Ferizajt dhe Bankës Private të Biznesit e cila është përfituese e tenderit të shpallur nga Komuna e Ferizajt për subvencionimin e normave të interesave, kamatave për fermerët.

13493412_1071145016265744_767260803_o

“Është një projekt i cili është paraparë nga komuna e Ferizajt në buxhetin e vitit 2016 në një shumë prej 147 mije euro, ndërsa në kornizën afatmesme buxhetore janë të parapara edhe shuma të cilat janë të inkorporuara edhe shumat prej 200 dhe 250 mijë euro. Pra shuma totale për subvencionimin e normave të interesit është 594 mijë euro për tre vite”, ka thënë kryetari Svarqa, duke shtuar se kjo është kontrata e parë që po nënshkruhet për herë të parë në Kosovës.

“Përmes kësaj po fillojmë të realizojmë synimet e premtuara në drejtim të zhvillimit të bujqësisë në Ferizaj për faktin se 60 % e sipërfaqes së tokës në komunën e Ferizajt është tokë bujqësore dhe 90 % e saj përdoret sipas destinimit. Ne me këtë po përmbushim edhe zbrazëtirës së një banke të Agrobiznesit në Kosovë. Jam i sigurt se me këtë do të rritet interesimi i bujqve për këto kredi, pasi normat e interesit do t’i paguaj Komuna. Ky do të jetë një model për ndihmë të gjithë atyre të cilët bizneset e tyre i kanë orientuar në prodhimtari bujqësore. Besoi se kjo bujqve tanë do tu ndihmoi që prodhimet e tyre ti plasojnë në tregun evropian për faktin se prodhimet e tyre janë mjaftë cilësore”, ka përfunduar kryetari Svarqa.

13518191_1071144609599118_580519045_o

Kurse kryeshefi ekzekutiv i Bankës për Biznes Artan Celina, ka përgëzuar komunën e Ferizajt për nënshkrimin e kësaj kontrate.

“Nënshkrimi i kësaj kontrate është një aktivitet i qëlluar në ndihmë të ekonomisë së vogël duke e ditur se bujqësia ka një rol të madh në këtë rajon. Për këtë projekt i cili ishte me iniciativën e Komunës është një shembull që vlen të përshëndetet edhe nga të tjerët. Këtu kemi të bëjmë me një kontribut të komunës në subvencionimin e kamatave që tu ndihmohet bujqve të cilët janë të interesuar të marrin kredi në bankën tone”, ka thënë Celina.

Norma e interesit të cilën do të paguaj Komuna me rastin e marrjes së këtyre kredive do të jetë 9.99%.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img