25,04,2024

Komisionari Avramoupolus nuk e ka në agjendë Kosovën

Must Read

dimitris_avramopoulos-780x439

Komisionari i Bashkimit Evropian për Migrim, Dimitris Avramopoulos në dhjetor të vitit të kaluar kishte dhënë lajmin se Gjeorgjia dhe Ukraina kanë përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave në zonën Shengen, ndërsa për Kosovën kishte kërkuar edhe plotësimin e 8 kritereve shtesë.

Që nga ajo kohë Ministria e Integrimeve evropiane kishte nisur punën e saj për adresimin e këtyre kritereve, të cilat jo më larg se javën që lamë pas ministri Çollaku tha se tashmë janë plotësuar.

Megjithatë, komisionari Avramopoulos duket se nuk është ende i bindur për këtë gjë. Për këtë arsye, ai ende nuk e ka në agjendën e tij vizitën në Kosovë.

“Zëri.info” ka kontaktuar me zyrën e komisionarit Avramoupolus, për të pyetur nëse ai së shpejti pritet që të vizitoj Kosovën e pse jo të jap edhe lajmin e shumë pritur nga qytetarët e Kosovës për liberalizim.

Mirëpo, përgjigja që “Zëri.info” ka marrë është negative. “Komisionari Avramopoulos e ka agjendën e tij shumë të ngjeshur në ditët në vijim. Mirëpo ai nuk ka asnjë vizitë të konfirmuar për Kosovë aktualisht. Megjithatë në momentin kur vizita e tij në Kosovë të konfirmohet, ne do të ju njoftojmë menjëherë”, ka thënë Milica Petroviç, shefe e zyrës për informim të komisionarit Avramopoulos.

Vizita e komisionarit të BE-së, ishte paralajmëruar qysh në dhjetor të vitit 2015 për periudhën e hershme të këtij viti, por duket se ajo do të shtyhet për pjesën e dytë të vitit 2016.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img