29,03,2024

Klubi i Gazetarëve “Haki Braha” ngushëllon familjen Berisha

Must Read

Pusho në paqe axha Musë

Lajmi i kobshëm se sot na paska lënë kolegu ynë Musli Berisha na ka tronditur tej mase mëngjesin e sotëm.

Axha Musë, të thërrisnim kështu ne gazetarët e rinjë dhe kolegët e tu sepse të kemi pasur të afërt e njeri të zemrës.

Të kemi konsideruar mësues , koleg e  familjar për faktin se ishe i veçantë dhe do të të kujtojmë përherë vetëm për të mirë.

Themelet e gazetarisë para dhe pasluftës në Ferizaj janë shumë të lidhura me emrin e Musli Berishës ,prandaj opinioni i gjerë do ta kujtojë përgjithmonë figurën e tij.

Ndërkaq edhe veprat e shkrimet e viteve të fundit do t’u mungojnë artdashësve e lexuesve të shumtë në gjithë Kosovën.

Në raste të tilla nuk mund të gjenden fjalët më të duhura pë ta përshkruar dhembjen që ndjejmë, por do të jemi ndjekës të rrugës të cilën ti e dëshiroje.

Ne kolegët gazetarë shprehim ngushëllimet e sinqerta për familjen e ngushtë të Musli Berishës dhe të gjithë atyre që e njohën axhën Musë.

Nuk mund të kalojë kjo humbje për ne dhe të gjithë opinionin pa një akademi përkujtimore, por rrethanat e rënda nuk na lejojnë këto ditë. Ndërsa pas pak kohësh do të kujdesemi për një gjë të tillë.

Pusho në paqe axha Musë, e ne do të jetojmë me krijimtarinë tënde, mësimet dhe jehonën e zërit tënd të rrallë e ikonik në Ferizaj.

Zoti të shpërbleftë për mirësitë e shumta që i dhe kësaj bote.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img