28,04,2024

IKSHPK bën apel për kujdes nga Virusi i Nilit perëndimor

Must Read

KSHPK ka bërë apel që të bëhet kujdes nga pickimi i mushkajave për shkak të rrezikut nga Virusi i Nilit perëndimor.

IKSHPK ka thënë se ky virus është shfaqur në Ballkan por në Kosovë nuk ka të sëmurë.

“Virus i Nilit perëndimor është shfaqur në Balkan? Në Kosovē nuk ka të sëmurë por rreziku ekziston andaj Kujdes nga pickimi i mushkajave”, thuhet në apelin e IKSHPK’së.

Infeksioni nga Virusi i Nilit perëndimor tek njerëzit kryesisht është rezultat i pickimit nga mushkonjat e infektuara.

“Infeksioni tek njerëzit kryesisht është rezultat i pickimit nga mushkonjat e infektuara. Mushkonjat infektohen pasi ushqehen me gjakun e zogjve të infektuar, të cilat qarkullojnë virusin në gjakun e tyre për disa ditë.Virusi përfundimisht futet në gjëndrat pështymore të mushkonjave. Gjatë konsumimit të mëvonshëm të gjakut (kur mushkonjat thumbojnë), virusi mund të injektohet në njerëz dhe kafshë, prej ku shumëzohet dhe mund të shkaktoj sëmundje”, njofton IKSHPK.

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2958278357633482
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img