26,04,2024

KF Ferizaj përmbyllë konsolidimin, pritet ti bashkohen edhe katër lojtarë nga Anglia

Must Read

FC Ferizaj përmbyllë konsolidimin. Nënshkruan kontratata me lojtartë që do ta bartin barrën në këtë kampionat. Klubit pritet t’i bashkohen dhe katër futbollistë nga Anglia

Në ambientet e klubit “FC Ferizaj” sot pasdite është zhvilluar ceremoniali i nënshkrimit të kontratave me lojtarët që do ta bartin barrën kryesore në këtë edicion të superligës Me këtë rast edhe njëherë është folur për aspektet nëpër të cilat ka kaluar klubi gjatë fazës së transformimit të tij, ndërsa shtabi teknik ka dhënë edhe vlerësimet për synimet në këtë stinor. U bë e ditur se klubit nesër pritet t’i bashkohen edhe katër futbollist që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar.

Mustafë Grainca, në emër të Bordit të Klubit ka thënë se transformimi i klubit në Shoqëri Aksionare,ka marrë kohë dhe ka sjellur vonesa,ndërsa pas përmbylljes tashmë i kanë objektivat e qarta “Sot është ditë e veçantë ngase po bëjmë nënshkrimin e kontratave valide me lojtarë me qëllim që të fillojmë stinorin vjeshtor fuqishëm”, ka thënë Grainca, teksa ka falendëruar trajnerin Bekim Isufi, që i është përgjigjur pozitivisht ftesës së klubit për ta drejtuar.

”Unë ju kërkoi falej lojtarëve për vonesat e shkaktuara, kjo gati është bërë traditë në klub,por ja që ku tentohet të bëhet diçka e madhe edhe sfidat janë më të mëdha dhe mundi është më i madh Besoi se nuk do të kemi telashe në organizim” ”ka shtuar Grainca.
Në anën tjetër, kryetrajneri Isufi,ka vë në dukje se me kënaqësi e ka pranuar ofertën e klubit duke pasur parasysh synimet e klubit. Madje ka thënë se pavarësisht telasheve përkushtimi i tij do të fokusohet në rezultate pozitive siç than ë një kampionat që do të jetë mjaft interesant.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img