04,05,2024

Promovohet libri “Legjendat e futbollit” i autores Hava Kurti-Krasniqi kushtuar Granit e Taulant Xhakës

Must Read

Është promovuar sot libri i Hava Kurti-Krasniqit “Legjendat e futbollit” kushtuar vëllezërve Granit dhe Taulant Xhaka, libër që ka për qëllim frymëzimin e fëmijëve për sportin.

Libri vë në pah vlerat e vëllezërve Xhaka në misionin motivues të gjeneratave të reja, ndërsa u vlerësua se do të nxisë tema të mëdha.

Këshilltari i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daut Thaçi, përgëzoi autoren për librin e saj, teksa tha se do të mbështesin aktivitete të tilla edhe në të ardhmen.

Thaçi: Historia e vëllezërve Xhaka, frymëzim për gjeneratat e reja

“Sporti kosovar po shihet se është një ndër ambasadorët më të mirë të përfaqësimit në arenën ndërkombëtare, e ndër ta shihet që është edhe puna e  vëllezërve Xhaka, të cilët e kanë bërë promovimin më të mirë të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare… Historia e këtyre dy sportistëve do të jetë frymëzim për gjeneratat e reja, se me punë mund të arrijnë dhe të promovohen në arenën ndërkombëtare, pavarësisht vështirësive”, u shpreh ai.

Ramadan Avdiu, konsull i përgjithshëm në Gjenevë, foli për rëndësinë e librit të botuar sot, teksa theks të veçantë i kushtoi edhe lidhjes që bashkatdhetarët kanë me atdheun.

Avdiu tha se Libri për vëllezërit Xhaka është dhuratë e mirë për lexuesin

“Libri është një dhuratë e mirë për lexuesin, dhe uroj që autorja të vazhdojë të krijojë vepra të tjera, jo vetëm për futbollin, por edhe për sportet tjera,  dhe përgjithësisht për të ardhmen tonë”, tha Avdiu.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi- Bytyçi u shpreh se është me rëndësi të promovohen libra të tillë, që i bëjnë krenarë shqiptarët kudo që janë.

Autorja e librit, Hava Kurti-Krasniqi shprehu falënderimet e saj për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen e dhënë për botimin e librit. Ajo tha se synimi i librit është të paraqesë modele.

Kurti-Krasniqi:  Libri im do të nxisë tema të mëdha

“Ky libri im për fëmijë është një shenjë shumë e vogël, por do të nxisë tema të mëdha”, u shpreh ajo.

Ndërsa trajneri Fetah Veliu tha se ky libër përçon mesazhe që shërbejnë si mësim sesi duhet të rrugëtojë një familje me fëmijët e saj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img