23,04,2024

Këto rrugë do të bllokohen nesër gjatë inaugurimit të Presidentit

Must Read

policia_7633

Policia e Kosovës ka shpalosur panin operativ dhe angazhimet policore për ditën e neserme, gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi.

Me këtë rast, Policia e Kosovës, me qëllim të shmangies së tollovive dhe krijimit të kolonave të mundshme në trafik, do të ndalojë dhe ridrejtojë të gjitha veturat, përveç atyre të cilat janë të angazhuara në këtë operacion.

Bllokimi, ndalja dhe ri-drejtimi i të gjitha veturave do të bëhet në rrugët:

Rruga “Agim Ramadani” – e cila do të mbyllet tërësisht duke filluar nga ora 09:00 (prej udhëkryqit tek xhamia që të shpie në drejtim të Gërmisë deri te udhëkryqi i Ministrisë së Arsimit), deri në përfundim të ceremonisë, Bllokimi i rrugicave që lidhen me rrugën ”Agim Ramadani”,  në drejtim të sheshit dhe bllokimi i rrugicave që lidhen me rrugën ”Luan Haradinaj”,  në drejtim të sheshit ( intervali kohor i njëjtë), dhe ri-drejtimi dhebllokimi i kohëpaskohshëm i rrugës që shpije në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, në intervale të shkurta kohore përderisa të kalojnë eskortat me delegacione të larta.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës: 

Ju njoftojmë se nesër (08.04.2016) me rastin e ceremonisë së inaugurimit të presidentit të Republikës së Kosovës, që do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, Policia e Kosovës (PK) ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Plani policor ka për qëllim kryesor mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, zbatueshmërinë e ligjit, shtimin e masave të sigurisë para, gjatë dhe deri në përfundim të ceremonisë në shesh, hapësirë kjo e cila do të jetë e dedikuar vetëm për personat e ftuar, si dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore.

Po ashtu PK-ja ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër dhe jashtë saj, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt për të gjithë qytetarët.

Marrë parasysh se kryeqyteti gravitohet nga një numër i madh automjetesh dhe qytetarësh, përfshirë edhe delegacionet nga vende të ndryshme që pritet të jenë të pranishme në këtë ceremoni, për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e mundshme të automjeteve, si dhe për të mundësuar një rrjedhë normale të trafikut, njësitet rajonale të trafikut, do të veprojnë në të gjitha akset rrugore të cilat lidhen  me lokacionin ku do të mbahet ceremonia, duke formuar pika kontrolli, me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit të komunikacionit rrugor përgjatë atyre rrugëve.

Në këtë kontest, Policia e Kosovës, me qëllim të shmangies së tollovive dhe krijimit të kolonave të mundshme në trafik, do të ndalojë dhe ridrejtojë të gjitha veturat, përveç atyre të cilat janë të angazhuara në këtë operacion.

Bllokimi, ndalja dhe ri-drejtimi i të gjitha veturave do të bëhet në:

Ø Bllokimi i rrugës “Agim Ramadani” do të bëhet tërësisht duke filluar nga ora 09:00 (prej udhëkryqit tek xhamia që të shpie në drejtim të Gërmisë deri te udhëkryqi i Ministrisë së Arsimit), deri në përfundim të ceremonisë.
Ø Bllokimi i rrugicave që lidhen me rrugën ”Agim Ramadani”,  në drejtim të sheshit dhe bllokimi i rrugicave që lidhen me rrugën ”Luan Haradinaj”,  në drejtim të sheshit ( intervali kohor i njëjtë).

Ø Ri-drejtimi dhe bllokimi i kohëpaskohshëm i rrugës që shpije në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, në intervale të shkurta kohore përderisa të kalojnë eskortat me delegacione të larta.

Për të ofruar siguri, rend dhe qetësi publike Policia e Kosovës do të angazhojë zyrtarë policorë të mjaftueshëm me qëllim të mbarëvajtjes së qetë të ceremonisë dhe rrjedhës normale të trafikut.

Operacioni në fjalë do të fillojë të implementohet që në orët e hershme të datës 08.04.2016, andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten me këtë rast në qarkullimin rrugor, dhe lëvizjen e qytetarëve kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që mundësisht të shmangin lëvizjet e tyre me vetura në këto akse rrugore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img