16,04,2024

Këtë vjeshtë Snapchat do të prezantojë syzet smart të pajisura me kamera

Must Read

Snapchat do të prezantojë këtë vjeshtë syzet smart të quajtura ‘Spectacles’, të pajisura me kamera që mund të regjistrojë video 10 sekondëshe.

CEO i kompanisë, Evan Spiegel e dha lajmin dje përmes The Wall Street Journal.

Syzet përbëhen nga lente që ‘shohin’ nën kënd 115 gradë, të përafërt me gjerësinë pamorë natyrale të syrit të njeriut. Çdo klikim mbi butonin e montuar në pjesën e sipërme të lentës, regjistron një video tjetër të re.

Në 2014, Snapchat bleu laboratorin Vergence Labs, ku prodhoheshin syze të ngjashme me Google Glass, të cilat regjistronin video dhe çdo gjë që përdoruesi shihte. Në 2015, kompania formoi ekipin e studimit të Snapchat, një skuadër e përbërë nga shkencëtarë dhe inxhinierë të specializuar në vizionin digjital dhe sistemet e IA.

Spiegel është vënë re në publik teksa kishte veshur një prototip të syzeve Spectacles .

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img