29,03,2024

Këtë të diele nis vaksinimi kundër sëmundjes së tërbimit për qentë me pronarë

Must Read

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në bashkëveprim dhe përmes veterinarëve të specializuar në ambulanca veterinare në qytet dhe fshatra do të nis këtë të diele më 23.05.2021 vaksinimin e qenve me pronarë kundër sëmundjes së tërbimit, sëmundje kjo që shkakton pasoja të rënda si tek kafsha ashtu edhe tek njeriu.

Sipas njoftimit të ambulancave veterinare ky vaksinim që do të nis këtë të diele do të shtrihet në gjitha vendbanimet e Ferizajt, për të cilën qytetarët do të kenë dijeninë për oraret dhe lokacionet përmes njoftimeve publike.

Duke qenë një sëmundje e pashërueshme infektive, ky aksion do të shërbej në parandalimin e infektimit eventual të qenve me pronarë, qenve endacak e që rrit edhe rrezikun e infektimit edhe të njeriut, pas kafshimit nga qentë me këtë sëmundje.

Ky aksion zhvillohet në zbatim të masave anticovid, andaj pronarët e kafshëve për vaksinim, obligohen t’i zbatojnë këto masa.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt diskuton për raportin e punës për vitin 2023

Këtë të premte është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizaj e kryesuar nga kryesuesi Xhavit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img