29,04,2024

Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhuroi 312 pako ushqimore dhe higjienike për nevojtarët e Ferizajt

Must Read

Paraditen e sotme, në ambientet e Palestrës së Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhuroi 312 pako ushqimore dhe higjienike për nevojtarët e Ferizajt.

Për të pranuar këtë kontigjent, nga Komuna e Ferizajt doli nënkryetari Florim Bajrami si dhe zyrtari nga Zyra e Kryetarit të Komunës, Albion Sherifi. Ky i fundit në emër të institucionit të Komunës shprehi falënderimin për donatorin për këtë kontigjent pakosh ushqimore e higjienike të cilat do të shpërndahen ditëve në vijim për familjet në nevojë, mbështetje kjo nga

Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë që është ofruar edhe në fazat e mëparshme të pandemisë me qëllim të lehtësimit të gjendjes të familjeve në vështirësi ekonomike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img