29,04,2024

Këta janë kandidatët e LDK-së në Ferizaj që do të garojnë për Asamblenë Komunale

Must Read

Ferizaj.13.08.2017. LDK dega në Ferizaj në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 Tetor gati është në përfundim të listave për kandidatët të cilët do të garojnë për Asamblenë Komunale në Ferizaj.

Burime të FerizajPress kanë bërë të ditur se  zgjedhja e kandidatëve për Asamblenë Komunale gati është në përfundim e sipër.

Kryesia e LDK-së në Ferizaj ka marrë vendim që garës për kandidat ti hyjnë edhe njëherë anëtarët  aktual të Asamblesë Komunale nga ky subjekt. Por gjithnjë sipas këtij burimi  listës i janë shtuar edhe shumë emra të rinj të cilët do të garojnë për herë të parë. Edhe pse lista ende nuk është përfunduar deri më tani në listën e kandidatëve nga ky subjekt politik  do të jenë këta kandidat:

Asamblistët aktual që do të rikandidojnë:

Faruk Guri, Muhamet Çerkini, Ymri Hashani, Fadil Halili, Eleonora Isufi, Elfete Mehmeti, Hesat Shatrolli, Arta Tahiri, Hysnije Shamolli

Freskimet e listës:
Flamur Istrefi , anëtar i kryesisë LDK,  Burim Karameta, anëtar i kryesisë LDK dhe drejtor i DSHMS-së, Mehmet Neziri , anëtarë i kryesisë LDK-së, Gëzim Kokollari, këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, Bahrije Hyseni dhe Ridvan Nebihu.

Për kandidatët tjerë  pritet që së shpejti të bëhen publike  edhe  emrat e tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img