04,07,2025

Kërkesa të shumta në Drejtorinë e Pronës në Ferizaj

Must Read

Drejtoria për pronë, gjeodezi dhe kadastër është e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetaret.

Përmes një konference për gazetarë, drejtori i kësaj Drejtorie , Fatmir Azizi ka thënë se gjatë këtij viti në këtë drejtori kanë arritur rreth 2 mijë lëndë nga më të ndryshmet.

“Në sektorin e gjeodezisë deri tash kanë arritur rreth 2 mijë kërkesa, të cilat kanë të bëjnë me incizim të gjendjes faktike, coptim të ngastrave, kërkesa për produkte kadastrale etj, ndërsa në sektorin e pronës kanë arritur 218 kërkesa prej tyre janë kërkesa për uzurpime, si dhe ka pasur edhe kërkesa për shpronësime, si dhe në sektorin e kadastrit janë lëshuar mbi 4 mijë certifikata të pronës”, ka thënë drejtori Azizi.

Po problem në vetë është mungesa e dokumentacioneve që ka kjo drejtori, ku shumica prej tyre gjenden në Serbi, gjë kjo që sipas drejtorit Fatmir Azizit, po ju shkakton probleme të shumta.

Në këtë konferencë për gazetare u bë e ditur se shumë shpejt do të lirohen edhe të gjitha banesat që janë të uzurpuara nga qytetarët do të lirohen dhe do t’ju ipen në shfrytëzim kategorive të ndryshme që janë përcaktuar në konkursin për ndarjen e banesave.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

86 bletarë përfitojnë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve dhe 13 pajisje speciale për shkrirjen e dyllit

Përmes Drejtorisë së Bujqësisë, paraditen e sotme për bletarët ferizajas u shpërndanë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img