30,04,2024

Fermerët ferizajas me njohuri të reja për kafshët e tyre

Must Read

Të premten në Ferizajt, u mbajt trajnim me fermerët ferizajas i organizuar nga Drejtoria e Bujqësisë në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Mëshqerra”.

Në trajnim kanë marr pjesë fermerët të cilët ishin përfitues të lopëve gjatë vitit të kaluar nga organizatën joqeveritare “Mëshqerra”. Sipas drejtorit të bujqësisë në Ferizaj, Ismet Vranovcit, ky trajnim ka qenë tepër I rëndësishëm për fermerët ferizajas.

“Temat kryesore në këtë trajnim ka qenë sëmundja gungore e lopëve, ku fermerët janë njoftuar për së afërmi më karakteristikat me vaksinimin dhe me të gjitha ato procese që kanë ndodhur në komunën e Ferizajt me mjeku veterinar dr. Megjid Haxhmusën si dhe pengesat e bartësimin të kafshëve shtëpiake të cilën ligjërata e ka mbajtur magjistri i shkencave Arsim Ademi veterinar”, ka thënë drejtori Vranovci.

Edhe fermerët ferizajas janë ndarë të kënaqur me këtë trajnim, duke theksuar nevojat e tyre për trajnime të tjera të këtij lloji.
Komuna e Ferizajt respektivisht Drejtoria e Bujqësisë, ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me organizatën joqeveritare “Mëshqerra”

14484597_1278600025508151_7529673791078069162_n 14448783_1278600042174816_482628177371762097_n 14463242_1278600028841484_1967954031489550409_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img