Kultura-Arti

Katër filma nga Besim Ugzmajli shfaqen në Teatrin “Adriana”


Publikuar më:


Në Teatrin Adriana në Ferizaj, regjisori Besim Ugzmajli për herë të parë për publikun në Kosovë do të shfaqë katër nga filmat e tij të fundit.

Filmat do të shfaqen më datë 29 dhjetor, duke filluar nga ora 19:00.

Erë – 26 minuta, The Eaters – 4 minuta, Rruga – 15 minuta, Më fal – 15 minuta, janë filmat që do të mund t’i rrumbullakosni për 1 orë.

Filmat e lartpërmendur janë punuar së fundmi nga regjisori Besim Ugzmajli dhe janë shfaqur në qindra festivale të filmit në botë, duke u shpërblyer me dhjetëra çmime ndërkombëtare, si në Evropë ashtu edhe në SHBA.

Artistë profesionistë dhe të rinj që kanë treguar suksese më botën e kinematografisë kanë qenë të angazhuar në këto projekte, si: Gresa Pallaska, Agron Shala, Sunaj Raca, Hafir Bislimi, Labinot Lajçi, Xhejlane Tërbunja, Mevlan Saraçi, Avni Abazi, Igballe Qena, Semira Latifi, Kushtrim Asllani, Sherif Bega, Milot Salihu, Orgesa Mehmeti, Ekrem Sopi, Adrian Obertinca, Orik Berani, Latif Hasolli, Memli Kelmendi, Adonis Krasniqi dhe Gëzim Rama.

Të gjitha mjetet që do të grumbullohen nga shitja e biletave prej 2 eurove, do t’i dedikohen Qendrës së Kujdesit Ditor PEMA – Ferizaj.

sMbrëmja do të përmbyllet me një koktej rasti, shoqëruar më muzikë, në hapësirën e katit të dytë të teatrit. / KultPlus.com

To Top