07,05,2024

Në listën e Challandes për ndeshjen me Suedinë edhe futbollisti ferizajasa Leard Sadriu

Must Read

Sukseset e futbollistit ferizajas Leard Sadriu në kampionatin maqedon kanë bërë që ky ta merr ftesën e selektorit të Kosovës Bernard Challandes për ndeshjen miqësore me Suedinë, që mbahet me 12 janar në Doha të Katarit.

Kjo është edhe një dëshmi se Leradi po kalon nëpër një formë të mirë, si tek klubi i tij FK”Shkëndija” nga Tetova, por edhe në reprezantacionin e Kosovës të grupmoshave U-21.Bazuar në shkrimet e fundit, gjatë merkatos së janarit , Leardi është nën llupën e disa skuadrave të njohura evropiane.Gjatë një bisede këtë ftesë të sektorit Challandes e ka vlerësuar si tepër të rëndësishme, ndërsa ka thënë se krahas privilegjit është obligim dhe përgjegjësi, ngase jo çdokuj i jepet kjo mundësi.Leard Sadriu është ndër të rrallet që ngritjen e tij profesionale e ka bërë duke kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e reprezantacionit të Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img