26,04,2024

Karameta: Paradokset dhe shkeljet në shëndetësinë  e Ferizajt

Must Read

Ferizaj.10.03.2018. Ish Drejtori i DSHMS-së, Burim Karameta sot në një konferencë për media ka kritikuar udhëheqjen aktuale të shëndetësisë se ata që tre muaj në detyrë të udhëheqësit të shëndetësisë nuk arsyetojnë as pagat e tyre.

Karameta me këtë rast ka thënë së gjatë kësaj kohe nuk ka filluar asnjë projekt në të mirë të qytetarëve ferizajas.

Ai ka kërkuar që të kthehen në punë mjekët dhe infermierët e larguar nga puna  dhe tu ofrohen shërbime qytetarëve. Është kritikuar menaxhmenti i QKMF-së për neglizhencë ku sipas Karametës punëtorët merren me lojëra fati dhe përgatisin ushqim brenda objekteve të Mjekësisë familjare.

Deklaratën e plotë të Burim Karametaj mund ta lexoni në vazhdim:

 Paradokset dhe shkeljet në shëndetësinë  e Ferizajt

Qe tre muaj asnjë lëvizje pozitive në Shëndetësinë e Ferizajt. Mungojnë shërbimet ndaj qytetarëve, akoma mosfunksionimi i QMF-ve dhe AMF-ve dhe nuk ka shpresë që të bëhet më mirë.

Që tre muaj qeverisje, që tre muaj në detyrë udhëheqësit e shëndetësisë nuk arsyetojnë as pagat e tyre.
Deri më tani asnjë projekt i filluar për të mirën e qytetarëve ferizajas. Si mund të ketë projekte kur akoma udhëheqësit e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale nuk kanë udhërrëfyes të tyre, edhe pas tre muajve nuk i kanë akoma objektivat se çka do të bëjnë dhe çka duhet të bëhet në Ferizaj dhe për Ferizajn.
– Kërkoj që të ktheni në punë Mjekët dhe Infermieret e larguar nga puna në mënyrë që të ktheni shërbimet ndaj qytetarëve.  Ambulantat në Ferizaj po shndërrohen në gërmadha. Kërkoj që të mos leni një mjek kujdestar me një motër për rreth 110.000 banorë dhe herë pas here asnjë mjek dhe infermier që të jet në dispozicion të qytetarëve që me autoambulancë të shkoj ti trajtojë rastet urgjente në raste aksidentesh, aty ku menaxhohen minutat e artë të jetës. Aktivizoni kujdestarinë në QMF2 e cila ka më së shumti pacientë dhe përfshinë regjionin prej më shumë se 13.000 banorë.
– Kërkojë që të ndërmerrni masa në ngritjen e ofrimit të shërbimeve se qytetarët po detyrohen qe brenda objektit të Emergjencës vet të trajtojnë familjarin e tyre pasi që ndërtesa është boshatisur nga personeli mjekësor, si p.sh.: infermierja e larguar nga puna, me nënën e saj me sëmundje shumë të rëndë shkon për të kërkuar shërbim emergjent dhe nuk ka kush e trajton, me ç’rast e detyrojnë që vet të aplikon terapinë infuzive te nëna e saj.
– Kërkoj kthimin e mjekut në ambulantë në Dubravë për Komunitetin minoritar Rom e Ashkanli. Ata kanë nevojë për trajtim të përditshëm dhe për mjekun e tyre ditë e për ditë. Është mbyllur ambulanca në Nerodime, në Llojza, Ordinancat Stomatologjike në Shkolla për trajtimin e fëmijëve tanë, në Komogllavë dhe Dardani nuk ka stomatolog, Mirash fshati më i largët nuk ka stomatolog, QMF1 nuk ka stomatolog pasdite, QMF2 një javë ka e një javë nuk ka stomatolog, ndërsa të shtunave nuk ka shërbime stomatologjike askund përveç në QKMF.
– Edhepse zyra Qendrore e Caritas Kosova është në Ferizaj, vetëm Ferizaj ka ndërprere bashkëpunimin, ndërsa të gjitha Komunat e RKS ka vazhduar bashkëpunimin e tyre me qëllim të ngritjes së përgjegjësisë ndaj qytetarëve të tyre.
– Kërkojë të mos lejoni edhe me këta pak punëtor dhe me cungim të shërbimeve që qytetarët tanë të injorohen duke luajtur në Institucion Shëndetësor lojëra fati, solitaire dhe asnjëherë mos lejoni që si më parë të zihet edhe Qorba me Pasul brenda Institucionit, kjo është duke ndodhur aktualisht si në QMF6 Zaskok.
Ferizaj në krahasim me komunat tjera ka numrin më të vogël të punëtorëve shëndetësor dhe ju edhe ata që i keni, i largoni nga puna.
Këto janë paradokset në shëndetësi në Ferizaj, ndërsa për këta tre muaj ka edhe keqpërdorime të buxhetit.
– Në mënyrë jo të drejtë dhe anti statusore në QKMF ishte vendosur drejtor stomatologu, i cili qëndrojë për një javë, me ç’rsat gjatë kësaj kohe u bënë edhe keqpërdorime të buxhetit ku në shenjë keqardhje dhe mëshire i është transferuar në llogarinë e tij paga e plotë prej drejtori edhepse vetëm një javë qëndrojë në atë post, ndërsa ish drejtoreshës i transferohet paga me koeficientin e mjekut edhe pse ishte pothuajse tërë muajin në pozitën e drejtorit. Kjo është shkelje e Ligjit mbi Financat dhe keqpërdorim i buxhetit. Gjithashtu për ta rehatuar këtë ” drejtor” në pozitën e shefit në sektorin e stomatologjisë për ditë të tëra i është ushtruar presion dhe shantazh shefes ekzistuese në këtë departament deri sa e kanë detyruar të jap dorëheqje, dhe tani ” ish drejtori një javorë” në mënyrë antiligjore dhe pa konkurs të brendshëm është shef në sektorin e stomatologjisë.
– Kërkoj të mos keq përdorni dhe dëmtoni buxhetin duke ngritur koeficient pagash dhe duke ngritur në pozitë shokët e juaj partiak në profilet të cilat nuk janë të parapara në Statutin e QKMF-së dhe Udhëzimin Administrativ UA 08/17, këto janë shkelje statusore dhe dëmtim i buxhetit të Institucionit, mos shpikni pozita të pa qena.
– Kërkojë të shtoni kontrollin e brendshëm brenda Institucionit. Mos lejoni që të paguhen njëjtë di ata që janë të rregullt në punë si ata punëtor të cilëve i ka fituar partia dhe më nuk vinë në punë, ose për të thënë ndryshe, kur do vinë – kur do s’vijnë. Keni të shumta raste të tilla, psh.: brenda QKMF-së infermierja e “njohur” anëtare e partisë në pushtet nga muaji janar nuk vijon punën, nuk është e regjistruar më listat e hyrje – daljeve dhe merr pagën e plotë, bile më të lartë se homologet e veta.
Këto janë disa nga paradokset dhe keqpërdorimet në Shëndetësinë e Ferizajt, nuk jam që të penalizoheni ose të penalizohet dikush, kërkoj nga përgjegjësit që sa më parë të ndërmarrin masa dhe të sanojnë këto shkelje dhe këtë gjendje aktuale, në të kundërtën do të kërkojmë nga organet tjera kompetente që të merren me ju me shenjë ndihmese.
Ditët në vijim do të dalim edhe me fakte të tjera.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img