26,04,2024

Kapet afër 1 kg marihuanë në pikëkalimin e Vërmicës

Must Read

marihuane-dogane-3

Njësitet e Doganës në bashkëpunim me policinë Kufitare kanë arritur të kapin 1 kg substance narkotike të llojit marihuanë gjatë tentimit për tu futur në Kosovë.

Dogana njofton përmes një komunikate për media se gjatë kontrolleve rutinore, dje në orët e pasdites në Vërmicë në vijën e parë të kontrollit nga ana e Policisë së Kosovës është selektuar për kontroll vetura e tipit Ford Mondeo me targa të Kosovës që drejtohej nga një shtetas i Kosovës.

“Gjatë kontrollit të ushtruar nga ekipi i specializuar i Doganës në vijën e dytë së bashku me zyrtaret e policisë në bagazh, saktësisht në anën e majtë të bagazhit mbi anësoret e gomave janë gjetur dy qese me substance narkotike të llojit marihuanë. Sasia e lëndës narkotike ishte 922.7 gram -2 qese (paketime)”, thuhet në komunikatën e Doganës.

Personi i dyshuar është arrestuar nga ana e Policisë derisa substanca narkotike si dhe rasti janë proceduar në Polici për hetime të mëtejme.

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës kërkon nga qytetarët që të vazhdojnë ta ndihmojnë Doganën duke lajmëruar raste në 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në lajmro@dogana-ks.org./KosovaPress/

po pooo

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img