29,03,2024

Kandidati për president të Austrisë ka gjetur mënyrën për të kërkuar votat e shqiptarëve

Must Read

rudolf-hundstorfer-780x439

Kandidati për president i Austrisë, Rudolf Hundstorfer duke kërkuar votën nga komuniteti shqiptar, përmes një video ka falënderuar gjithë shqiptarët për kontributin e tyre në këtë shtet.

Kësisoj, Bill Klinton nuk mbetet i vetmi i cili kërkoi nga komuniteti shqiptar që të votojnë bashkëshorten e tij, Hillary Klinton për presidente të Amerikës. Garë e fortë për të parin e vendit është duke u zhvilluar edhe në Austri, ku zgjedhjet për president do të zhvillohen më 24 prill (e diel), përcjell albinfo.ch.

“Te dashur austriakë, austriake me prejardhje shqiptare . Ju që para 40 viteve keni migruar në Austri dhe këtu keni gjetur punë dhe atdheun e dytë. Për kontributin tuaj në sektorë të ndryshëm në ekonominë tonë për të mirat që bashkërisht i gëzojmë në shtetin tonë të përbashkët, dua të ju falënderoj nga zemra dhe njëherësh lutem që edhe në të ardhmen bashkërisht të vijojmë këtë rrugë”, thotë Hundstorfer në porosinë e tij.

Rudolf Hundstorfer po garon për president nga partia SPÖ (socialdemokratët) derisa më herët ka mbajtur edhe poste të tjera publike dhe poste ministrore në Austri.

Kandidati për president Rudolf Hundstorfer ka pasur një takim të veçantë edhe më asamblistin shqiptar në komunën Ebensee, Lulëzim Fejzullahin. Ndër të tjera, pas bisedës me të, Lulëzimi ka deklaruar se është i sigurt në fitoren e Hundstorfer, shkruajnë mediat austriake.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img