29,04,2024

Kampi Bondsteel edhe për një kohë të gjatë do të qëndrojë në Ferizaj

Must Read

Këtë e ka konfirmuar sot koloneli Corwin J.Lusk, komandant i Grupit Shumëkombësh Lindje, gjatë takimit shumë miqësor që pati me numrin një të qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa.

Ky takim mes kryetarit Svarqa dhe kolonelit Corwin është zhvilluar në bazën amerikane të KFOR-it në Bondsteel me ç’rast janë diskutuar çështje të shumta sa i përket zhvillimet të fundit në Kosovës, por edhe në Komunën e Ferizajt.

Fillimisht kryetari i Komunë së Ferizajt, kolonelin në fjalë, e ka njoftuar lidhur me komunën tonë në mënyrë të detajuar sa i përket të gjitha zhvillimeve, por edhe projekteve të ndryshme që kanë të bëjnë kryesisht edhe me zhvillimin ekonomik të vendit.

E nga ana tjetër koloneli Corwin J.Lusk, komandant i Grupit Shumëkombësh Lindje, është shprehur tejet mirënjohës kryetarit Svarqa për këtë vizitë, por edhe ka falënderuar për bashkëpunimin që ka Komuna e Ferizajt edhe me ushtaret e LMT-së të këtij batalioni.

Po ashtu ai ka theksuar se KFOR- amerikan dhe kampi amerikan Bondsteel, do të jetë në Ferizajt edhe në një kohë të gjatë pavarësisht zhvillimeve që do të bëjë KFOR-i.

Në fund të dyja palët janë shprehur mirënjohës për këtë takim, duke theksuar se bashkëpunimi në mes Komunës së Ferizajt dhe KFOR-it do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img