19,03,2024

“Kalaja e Jezercit” prioritet i Komunës së Ferizajt

Must Read

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti, kanë vizituar nga afër “Kalanë e Jezercit”, ku kanë shikuar mundësitë që kjo kala të jetë e qasshme për vizitorët.

Bashkë me nënkryetarin dhe drejtorin,  ishin  edhe përfaqësues të shoqatës “Jezerci”,  të cilët kërkuan që të bëhen rregullimi i rrugës që qon deri tek  kalaja,  si dhe të behet edhe rregullimi i shtigjeve të ecjes përreth kalasë si mundësi e mirë për vizitorët.

Ndërkaq nënkryetari Lulzim Aliu, ju  ka premtuar përfaqësuesve të kësaj shoqate,  se Komuna do të shikojë të gjitha mundësitë për rregullimin  infrastrukturës së kësaj pjesë tek kalaja,  si dhe do të shikohet mundësitë që në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës të bëjë edhe restaurimin e kësaj kalaje.

E nga ana tjetër drejtori Dërguti, ka thënë se nga momenti që kjo kala të jetë e qasshme për vizitorët do të jetë një atraksion i mire për turistët vendor dhe të jashtëm, të cilët do të kenë mundësi të kenë qasje te lehtë edhe tek pika e 4 e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Voziti me patentë të konfiskuar, gjobitet 25-vjeçari me 300 euro dhe i vazhdohet masa për 6 muaj të tjerë

Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img