19,07,2025

13 fermerë ferizajas përfitojnë bazene të sillazhit

Must Read

Gjatë ditës së sotme, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, zhvilloi vizitë tek ferizajasi Mentor Idrizi, i cili së fundmi është përfitues nga nisma më e re e kësaj drejtorie, ajo e bazenit të sillazhit.

Drejtori Burim Bajrami, njoftoi se nga ky projekt i veçantë i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, kanë pëfituar 13 fermerë, rrjedhimisht kemi 13 përfitues të bazeneve të sillazhit. Ai tutje, vuri në spikamë, rëndësinë e implementimit të këtij projekti, që lehtëson dhe mundëson zhvillim të qëndrueshëm për fermerët ferizajas, duke theksuar po ashtu, synimin që ka Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë për zgjerimin e këtij projekti.

Mirënjohës për këtë mbështetje u shpreh edhe fermeri ferizajas Mentor Idrizi, i cili falënderoi Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë për nismat e tilla, që paraqesin rëndësi të veçantë për zhvillimin e veprimtarisë së fermerëve ferizajas.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj rrit sigurinë në rrugë: Më pak aksidente, më shumë gjoba për parkime ilegale

Ferizaj, 17 Korrik 2025 – Me fillimin e sezonës verore dhe rikthimin e mërgimtarëve në vendlindje, Komandanti i Stacionit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img