19,04,2024

Kadri Veseli të premten e shpall kandidaturën. Model i ri i zgjedhjes së kryetarit në PDK!

Must Read

pdk-2-e1457620718919-780x439

 

Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës ka kërkuar që kandidimi të bëhet në mënyrë individuale, e jo këtë ta bëjë këtë kryesia, siç ka ndodhur deri më tani. Gazeta Blic ka marrë vesh që ditën e premte, Veseli edhe zyrtarisht do ta shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së.

“Kandidatura ime për kryetar bëhet të premten. Ndoshta nuk gabova, por kërkova që kandidimi im të jetë individual nga vetë unë, jo nga Kryesia sikurse ishte menduar të ndodh”, citohet të ketë thënë Veseli, tregon një burim i Gazetës Blic brenda mbledhjes së Kryesisë së PDK-së.

Sipas këtij burimi, Veseli ka theksuar se me këtë veprim “dëshiron të hap një proces të ri të kandidimeve demokratike në parti, edhe pse me risk afatshkurtër, por në aspektin afatgjatë”.

PDK për 16 vjet rresht ishte udhëhequr nga Hashim Thaçi, i cili para më shumë se një muaji u zgjodh president i vendit, derisa partinë më të madhe në vend pritet ta drejtoj Kadri Veseli.

Ndërkaq, pas mbledhjes nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka theksuar se sot është takuar Kryesia e kësaj partie për t’i koordinuar veprimet për Konventën e PDK-së, e cila do të mbahet më 7 maj.

Ai ka theksuar se ushtruesi i detyrës së PDK-së, Kadir Veseli ka kërkuar që të minimalizohen dhe liberalizohen kriteret që të ketë sa më shumë kandidatë për kreun e partisë. / Gazeta Blic

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img