19,04,2024

Kadri Veseli me videomesazh: kërkon mbështetje për kryetar të PDK-së (Video)

Must Read

kadri-veseli

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i është drejtuar anëtarëve dhe simpatizantëve të PDK’së nëpërmjet një videomesazhi.

Veseli u ka kërkuar atyre mbështetjen për kandidaturën që ai ka shpallur për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Sot kërkoj mbështetjen tuaj i bindur që kam përvojën, pjekurinë dhe vizionin e duhur për të marrë përgjegjësinë e udhëheqjes së Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Veseli.

Deklaratën në video, ai e nis duke prezantuar një biografi të shkurtër të tij, ku tregon sesi ka nisur formimi i tij politik prej përjetimit të vuajtjeve si fëmijë dhe si më pas ndoqi rrugën e vëllezërve të tij aktivistë.

Veseli falënderon edhe ish-kryetarin Thaçi dhe bashkëpartiakët për mbështetjen e deritanishme, si dhe familjarët për përkujdesjen që i japin dhe për mirëkuptimin që kanë për ato që ai i quan “mungesës sime të shpeshtë dhe kostove të tjera që sjell në familje angazhimi im intensiv politik”.

Deklarata vazhdon me një shpalosje të përmbledhur të vizionit të tij për Partinë Demokratike të Kosovës, ku flet për aspekte programore dhe strukturore të partisë.

Veseli e përmbyll deklaratën e tij, duke theksuar se “Unë shpresoj që ju do të bashkoheni me mua në këtë udhëtim, unë jam i bindur që së bashku do t’ia dalim”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img