01,05,2024

Tronditet Austria: E djathta radikale (FPÖ) e Norbert Hoferit triumfon në zgjedhjet presidenciale në Austri!

Must Read

norbert-hofer

Skena politike austriake tronditet si asnjëherë më parë në historinë e saj prej pas Luftës së Dytë Botërore. Kështu, në raundin e parë të zgjedhjeve presindenciale ka fituar Norbert Hofer nga Partia e Lirisë (FPÖ) i cili në raundin e parë fitoi rreth 36.7 përqind të votave.  Fitorja e partisë së ekstremit të djathtë, e cila ndjek politikë anti-emigracion, sipas mediave të huaja, ka qenë një thirrje për zgjimin nga komoditeti politik i krijuar në Vjenë, dy vjet para zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.
Meqë kandidati i djathtë s’e ka fituar shumicën prej 50 përqind, sipas të gjitha gjasave kundërkandidati i tij do të jetë ekologjisti Alexander van der Bellen i cili ka  marrë rreth 22 përqind të votave.

Kandidatët e dy partive popullore kanë mbetur dukshëm prapa me nga 11 përkatësisht 12 përqind të votave. Kjo është hera e parë që nga viti 1945 që Austria nuk do të ketë një president nga radhët e Social-Demokratëve (SPÖ) apo Partisë Popullore (ÖVP). /Gazeta Blic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img