Ferizaj

Kaçanik: Aderim me peshë të madhe në LDK !


Publikuar më:


Kaçanik. 01.06.2016 . Dr.Sci Xhevdet Quni- Urolog në QKUK  ka aderuar  në Lidhjen Demokratike të Kosovës -LDK !

Sonte në zyrën e LDK-së Dega në Kaçanik , në praninë e Kryetarit të Degës dhe disa  anëtarëve të Kryesisë së LDK-së, Dr.Sci Xhevdet Quni i është bashkuar   LDK-së !

“Ky aderim është një e arritur e madhe për ne si degë e LDK-së në Kaçanik duke pasur parasysh profilin e Dr.Xhevdetit , si një intelektual ,profesionist dhe njeri me virtyte të larta humane ,profesionale dhe njerëzore ! Angazhimi i tij në subjektin tonë do të thotë se LDK është gjithnjë e hapur që të ketë në gjirin e saj ekspert të fushave të ndryshme shkencore e sociale. Kontributi i Dr.Sci Xhevdet Quni në fushën e shëndetësisë si asaj lokale edhe asaj qendrore ( Nacionale ) njihet nga qytetarët e shumtë.” tha për FerizajPress Alban  Hysa , zyrtar për informim i LDK-së dega në Kaçanik.

Me këtë rast  edhe Dr.Sci Xhevdet Quni është  zotuar se do të angazhohet edhe më tej në këtë aspekt me tërë qenien e tij për të pasur një shëndetësi të mirëfilltë dhe për të eliminuar problemet që sillen rreth saj, por po ashtu do të jap edhe kontribut në rrugëtimin politik të tij në subjektin tonë .

Kaqanik

Kacanik Kaqanik1

 

Comments
To Top