24,04,2024

Jo zgjedhje serbe në Kosovë

Must Read

g

Lëvizja Vetëvendosje, në një konferencë për media, ka kundërshtuar sot mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, duke thënë se ato nuk po ndalohen nga Qeveria e Kosovës dhe se Ministrat e Isa Mustafës po kontribuojnë në to dhe po marrin pjesë në tubimet e organizuara nga Vucic e Dacic në Kosovë.
Sipas VV’së, nuk ka dyshim që zgjedhjet e Serbisë në Kosovë janë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe janë në përputhje vetëm me Kushtetutën e Serbisë.
Prandaj, VV ka pyetur: Cila është përgjegjësia e Qeverisë së Republikës së Kosovës: mbrojtja e Kushtetutës sonë, apo mbrojtja e Kushtetutës së Serbisë?
Shefi i GP të VV’së, Glauk Konjufca, ka deklaruar se me mosveprimin e tyre, me tolerimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë dhe me pajtueshmërinë që këto zgjedhje të zhvillohen nga shteti serb brenda territorit të shtetit të Kosovës, Qeveria e Kosovës është vënë në funksion të Kushtetutës serbe dhe në shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
“Qeveria e Kosovës përballë dështimit për t’i ndaluar zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, po mundohet t’i paraqesë këto zgjedhje si zgjedhje normale demokratike të një shteti fqinj”.
“Zgjedhjet e Serbisë që janë paralajmëruar të mbahen më 24 prill, nuk janë thjesht zgjedhje të një shteti fqinj, shtetasit e te cilit votojnë në ambasadën e shtetit përkatës, por janë zgjedhje që po organizohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Serbisë në Kosovë”.
Konjufca, po ashtu, ka pohuar se kjo është shkelje e rëndë dhe e drejtpërdrejtë e sovranitetit shtetëror, pavarësisë, shtetësisë dhe integritetit të paprekshëm të sistemit zgjedhor.
Ai më tej ka thënë se pakica serbe i është lënë totalisht në përgjegjësi institucioneve të Serbisë, me ç’rast zyrtarët e Serbisë lirshëm hyjnë në Kosovë dhe zhvillojnë fushata zgjedhore duke e lidhur popullatën serbe me premtimet e tyre vazhdueshme për kthimin e Kosovës nën Serbi.
“Serbisë i është lënë shkollimi i serbëve, informimi, shëndeti dhe pagat, zgjedhjet, pra praktikisht çdo sferë e jetës sociale, politike, ekonomike dhe kulturore. Kësaj po i korrespondon përpjekja që të krijohet edhe një autonomi territoriale serbe përmes Asociacionit të Komunave më shumicë serbe. Dhe kështu të pamundësohet çfarëdo funksionimi unitar i shtetit të Kosovës në të ardhmen”.
VV, siç thuhet në reagimin e saj, kundërshton fuqishëm mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
“Nëse Qeveria ka dështuar t’i kryejë funksionet dhe t’i ushtrojë përgjegjësitë e saj shtetërore dhe kushtetuese, ne ftojmë Policinë e Kosovës që ta zbatojë ligjin. Kjo do të thotë që çdo person dhe politikan që vjen nga Serbia për këto aktivitete të kundërligjshme të ndalohet, arrestohet ose dëbohet; të ndalohet veprimtaria e paligjshme e shfrytëzimit të objekteve publike të Republikës së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë; si dhe të konfiskohet çdo material zgjedhor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Serbisë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img