17,11,2025

KE, rekomandim për vlerësimin e lirisë në internet

Must Read

internet1-620x465

Ndërkohë që në Shqipëri ka nisur një diskutim mbi median online, nën jë rekomandim të këshillit të ministrave të Këshillit të Europës u kërkohet 47 shtetve anëtare të vlerësojnë lirinë e aksesit, të shprehjes, dhe respektimit të të drejtave të njeriut në internet.

Rezultatet të gjitha shtetet do t’i shpërndajnë me organizatën paneuropiane. Për të drejtuar këtë proces vlerësimi shtetet do të ndjekin një sërë të dhënash që përmban rekomandimi, që japin parametrat që duhen respektuar për të garantuar lirinë dhe të drejtat e njeriut në internet, shkruan Top Channel.

Të ndara në pesë grupe të dhënat përcaktojnë standardet e aksesit, lirisë së shprehjes, lirisë së medias e shoqërive, mbrojtjes së jetës private e të dhënave personale, si dhe mjetet efektive që duhet të kenë vetë shtetet për ti dhënë mundësi qytetarëve të denoncojnë shkeljen e të drejtave të tyre.

Mes të dhënave është edhe një listë parametrash që shtetet duhet të respektojnë gjatë procesit të vlerësimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img