24,04,2024

Jetesa në Kosovë është në nivel mbijetese

Must Read

zogaj-vendim-ldquo-i-karrier-euml-s-rdquo-p-euml-r-presidenten-jahjaga_hd

Të ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës janë Ministri i Ministrisë së Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi si dhe Petrit Zogaj nga organizata FOL.

Me ta është duke u diskutuar lidhur me hulumtimin e bërë nga IKS për “Përceptimet e qytetarëve për shtetin social”.

Abrashi u shpreh se ky hulumtim do të merret parasysh nga ekzekutivi, por këtë gjë e dyshon shumë Zogaj.

“Nuk besoj që Qeveria do ta shoh mirë hulumtimin. Unë jam dyshues se ky nuk është hulumtimi i parë kur             Qeveria ka thënë se do të merret”.

Zogaj ka thënë se ministria të cilën ai është në krye e menaxhon varfërinë dhe që për punën e varfërisë duhet të merret një ministri tjetër.

“Ministria e Mirëqenies Sociale e menaxhon varfërinë e një mandat specifik. Ish dasht që të ketë barrën kryesore Ministria e Zhvillimit Ekonomik”.

Ai tha se administrata në Kosovë është e mbipopulluar.

“Në trustin pensional ose në ATK ose kudo janë institucione që mund t’i nxjerrësh se sa njerëz janë të punësuar, e aty e kemi një numër të madh të shërbyesve publik. Sllovenia e ka përgjysë më pak numrin e të punësuarve”.

“Ky është një numër shumë  madh për funksionimin e adminsitratës në Kosovë”.

Zogaj ka thënë se në Kosovë njerëzit, mbijetojnë.

“Jeta është në nivel të mbijetesës, madje edhe diskursi i fjalorit të tyre ësht ënë nivel të mbijetesës sepse nuk ka zhvillim ekonomik”.

“Shqiptari sot jeton pak a shumë sikur në vitet 1990”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img