26,04,2024

“Java e Kforit” me shumë aktivitete

Must Read

Në kuadër të aktivitetit “Java e KFOR-it”   në Ferizaj  e cila është organizuar  në bashkëpunim  të Drejtorisë  për Rini,Kulturë dhe Sport dhe KFOR-it  po zhvillohen shumë aktivitete sportive. Në kuadër të këtyre aktiviteteve,sot, në ditën e dytë  ishin paraparë kryesisht aktivitete sportive në  sallën e sporteve “Bill Clinton”.

Shefja e sektorit të Rinisë në Drejtorinë e Kulturës në Ferizaj, Dashurie Ahmeti, e vlerësoi të suksesshëm këtë bashkëpunim.

“Në kuadër  të bashkëpunimit  me KFOR-in  kemi organizuar këto aktivitete të cilat përveç aktiviteteve sportive  janë paraparë edhe aktivitete tjera e në të cilat janë përfshirë  shumë klube,shoqëria civile dhe institucionet komunale. Në kuadër të kësaj jave janë pa13474019_10154322412214630_725419601_n 13479711_10154322412399630_1550373474_n 13479711_10154322412514630_429810338_n 13467380_1067946296585616_2134686867_o (1) 13446064_1067946273252285_1122466153_o 13446086_1067946253252287_1687384939_o 13453365_1067946233252289_1142334229_o 13446123_1067946199918959_918486042_oraparë   edhe demonstrim të praktikave të sistemit ushtarak, filma të metrazhit të shkurtë dhe ecje në fshatin Jezerc” tha Ahmeti

Në ditën e dytë të këtyre aktiviteteve sportive morën pjesë institucioni i komunës së Ferizajt, “KFOR-i”, “KVF Ferizaj”, OJQ “PEMA”, shkolla e basketbollit “Kastrioti”, shkolla ekonomike “Faik Konica” si dhe shkolla e baletit “Shpresa”

Në aktivitetin sportive   mori pjesë edhe  Handikos  me ekipin e basketbollit  me klubin e  vet KBK-Ferizaj.

Në hapjen zyrtare të “Javës së KFOR-it”  fëmijët  nga Shkolla e Baletit shfaqën një program artistik.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img