Lajme

Jam skeptik që Thaçi mund ta bëjë bashkimin e pozitës me opozitën


Publikuar më:


Hashim-Thaci-007-640x380

Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës sot i ftuar është Xhavit Haliti, anëtar i kryesisë së PDK-së si dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

Me Halitin është duke u diskutuar rreth inaugurimit të Hashim Thaçit president që nesër do të bëhet në Kuvendin e Kosovës në një seancë solemne të thirrur për këtë rast.

Gjithashtu me Halitin është duke u diskutuar edhe në lidhje me krizën politike dhe si e sheh Haliti përfundimin e kësaj krize.

Ai ka thënë se Thaçi ditën e 26 shkurtit në seancën e Kuvendit të Kosovës është zgjedhur President sipas ligjeve të vendit.

“Hashim Thaçi si i zgjedhur president, do të jetë i obliguar t’i respektojë ligjet e kushtetutën e vendit. Ne e kemi të përcaktuar me kushtetutë mënyrën se si zgjedhjet presidenti, dhe Thaçi është zgjedhur në mënyrën e përcaktuar”.

Haliti ka thënë se për zgjedhjen e Thaçit sipas kushtetutës së Kosovës fjalëne fundit e ka thënë edhe Gjykata Kushtetuese.

“ Edhe Gjykata Kushtetuese ka dalë me vendimin se nuk ka pasur shkelje gjatë zgjedhjet së tij president”.

Sipas Halitit ndonëse Thaçi do ta marr postin si i pari i vendit, ai nuk do të mund që ta përfundojë krizën politike dhe ndasitë në mes të pozitës dhe opozitës.

“Jam skeptik që Thaçi mund ta bëjë bashkimin e pozitës dhe të opozitës, një bashkim të tillë që do ta dëshironin njerëzit. Por unë besoj se ai nuk do të ndalet së përpjekuri që ta bëjë këtë bashkim

Comments
To Top