26,04,2024

Ja si e komentojnë analistët iniciativën e Ilir Dedës

Must Read

ilir-deda-6_14444789954-681x491

Largimi i Ilir Dedës nga Lëvizja Vetëvendosje nuk është prit aspak me habi. Çfarë e bëri të habitshme këtë largim ishte mënyra se si u “përcoll” ai nga LVV-ja dhe kureshtja që ngjalli deklarata e tij për krijimin e një lëvizje të re. Se sa do arri Deda të grumbulloj rreth kësaj lëvizje kuadrot dhe ata qe janë të pakënaqur në shoqëri civile dhe nga subjektet tjera politike kjo mbetet të shihet. Por ajo qe analistët vlerësojnë është fakti se skena politike në vend ka pasur nevojë për një partitë të re. 


Ilir IbrahimiIlir Ibrahimi,
analisti i çështjeve politike, tha se ka kohë që zoti Deda ka mendime të ndryshme nga Lëvizja Vetëvendosje dhe një vendim i tillë është pritur, ka qenë vetëm çështje kohe.

Sipas tij edhe iniciativa për krijimin e një partie të re është diçka e pritur pasi që për një kohë është duke u ndërtuar një opinion se skena politike ka nevojë për një subjekt të ri politik.

“Partitë politike, me vendimet e tyre së fundmi kanë treguar se janë në shërbim kryesisht të interesave të liderëve dhe jo të anëtarësisë së gjerë. Kjo padyshim mund të ketë shkaktuar pakënaqësi të një pjesë e anëtarësisë dhe nëse do të ofrohej një alternative e vërtetë ndoshta edhe do të mund të ishte atraktive për individë të pakënaqur në partitë e tyre. Por mbetet të shihet se a do të ofrohet një alternative e tillë”, ka thënë për portalin INFOKUSI analisti Ilir Ibrahimi.

Sipas tij, është ende shumë herët të flitet se çfarë mund të dalë nga një iniciativë e zotit Deda dhe disa individëve që përmenden në kuloare. “Po shpresoj që cilado të jetë ajo alternativë, të ketë mësuar nga gabimet e kaluara të iniciativave të njëjta dhe të mos bëhen të njëjtat gabime, të cilat padyshim do të qojnë në dështim”, ka potenciar Ibrahimi.

Krijimi i një subjekti të ri politik, i cili me të vërtetë do të ofronte një alternative të vërtetë, sipas tij duhet të jetë rezultat i një punë të gjatë, të menduar mirë, dhe para së gjithash rezultat i një grupi të madh të njerëzve që kanë mendime të afërta dhe asesi rezultat i 2-3 individëve që e marrin qasjen “ne po e bëjmë e ju ejani e na bashkohuni.”

“Po shpresoj që zoti Deda, më shumë se të tjerët në këtë iniciativë të mundshme të ketë mësuar nga gabimet e FER-it dhe të mos i përsëris ato. Megjithatë, iniciativat e reja janë të mirëseardhura dhe i përshëndes por po shpresoj që kësaj radhe të mos jetë vetëm iniciativë me fjalë të mëdha por të jetë vërtetë diçka që votuesi kosovar të mund të llogarisë.

Astrit GashiEdhe analisti i njohur Astrit Gashi ka deklaruar se nuk ishte asgjë e papritur lidhur me veprimin e Ilir Dedës.  “Kjo çështje tashme dihej qe një kohë. Deda ka kohe që ka ndarë veprimet, qëndrimet dhe idetë me VV. E papritur mu duk mënyra se si u bë njoftimi. Ne konference te përbashkët ishin Deda dhe Dardan Molliqaj.

Kjo më sa mbajë mend është hera e parë që ndodhe një ndarje e këtillë- pra me marrëveshje. Ky është një element civilizues në politike. Njerëzit kanë të drejtë te ndërrojnë qëndrime, të ndërrojnë mendime dhe kampe politike- ose ti krijojnë ato”, ka potencuar Gashi.

Ndërsa i pyetur se a ka edhe tw tjerë te cilët do te reflektojnë ne mënyre tw njëjtë me Dedën, analisti Gashi thotë sw ka shumë fjalë nëpër rrethet politike dhe të analisteve se kush mundet tjetër t’i bashkohet një liste të re politike, por thotë se do i kursej këtu emrat përveç Mimoza Kusari- që tashme është deklaruar se më nuk do të jetë në AKR.

“Sigurisht që pritet të hyjnë dhe figura te reja- sepse freskia nuk është vetëm riciklimi i kuadrit aktual te angazhuar, por më shumë hyrjet e reja në politike”, ka thënë Gashi për portalin infokusi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img