24,04,2024

Ja si do të kategorizohen veteranët me ligjin e ri dhe sa para ju takojnë në muaj

Must Read

Në votimin e parë për Projektligjin me ndryshime kanë votuar 45 deputetë, 6 ishin kundër, ndërsa 7 abstenuan, për çka u deshtë të votohet sërish, pasi në votim morën pjesë 58 deputetë.

Ndërsa, në votimin e dytë, ku në sallë ishin 68 deputetë, 44 deputetë votuan për, 8 ishin kundër, 11 abstenuan, shkruan lajmi.net.

Si do të kategorizohen veteranët dhe cili është pensioni që do të marrin ata.

Veterani luftëtar i mobilizuar në luftë nga fillimi i saj deri në fund me pension 250 euro, veterani luftëtar i mobilizuar në luftë nga data 5 mars 1998 deri në fund me pension 170 euro dhe veterani luftëtar i mobilizuar në luftë nga data 31 mars 1999 deri në fund me pension 120 euro”, transmeton lajmi.net.

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se në rast se Ligji nuk miratohet brenda këtij viti, Kosova rrezikon të dalë nga programi i FMN-së. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img