06,05,2024

Pal Lekaj: Mazhoranca e ‘zullumit’ i bëri dëm të madh luftës së UÇK-së

Must Read
Pal Lekaj

Sipas Lekajt, kryeministri i Kosovës, kur bëhet fjalë për vlerat e luftës Çlirimtare është mëse i gatshëm t’i përbuzë ato./Lajmi.net/

Reagimi i plotë i Lekajt:

Mazhoranca e  “Zullumit”

Ligji i cili kaloj sonte në orët e vona në netët e festave, kur do të duhej që të uronim për unitet dhe bashkim të faktorit politik e ushtarak të ish-UÇK’s, u bë e kundërta.

Sonte, mazhoranca politike-qeverisëse ka bërë dëmin më të madh ndaj luftës së UÇK’s, në Ditën e Veteranëve e bënë edhe një ndarje dhe përçarje të tyre.

Krejt kjo në kundërshtim me parimet e demokracisë duke bërë presion në deputetetë e Kuvendit, sepse edhe nga katër herë është përsëritë votimi për të njëjtin propozim.

Kryeministri i Kosovës, kur bëhet fjalë për vlerat e luftës Çlirimtare është mësë i gatshëm t’i përbuzë ato.

Por kur është në pyetje muri ndarës dhe dialogu me Serbinë është po aq në gjendje që të bëjë “aminin” e të pranojë çka do çoftë, vetëm që të jetë rahat në pushtetin e tij izoluese për Kosovën.

Sot e keni dënuar çdo luftëtarë i cili edhe ashtu, ka qenë buzë greminës, sepse ka marrë lëmoshë nga kjo qeveri.

Në fund të vitit ua dërguat një “dhuratë” që i dënon që i ndanë e që e defaktorizon luftën Çlirimtare dhe i bjenë në shprehje sundimtarët nga ish sistemi.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img