20,04,2024

Ja si u arratisën plaçkitësit e argjendarisë, tmerrojnë qytetarë (Video)

Must Read

Ferizaj.31.12.2018. Ferizaj në natën më të gjatë të vitit ende po mbahet nën ethet  e grabitjes së armatosur e cila ndodhi sonte në rrugën kryesore të qytetit.

Këto janë pamje të arratisjes së  hajnave të cilët nën masa dhe të armatosur arratisen  rrugës kryesore  edhe pse kishte shumë qytetarë.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtarë për ndonjë të arrestuar nga ky rast dhe për vlerën e  grabitjes.

Shumë qytetarë përmes shkrimeve në redaksinë e Ferizajpress po kërkojnë nga organet e sigurisë që të merren masa më të rrepta ndaj kësaj dukurie e cila ditëve të fundit është shprehur shumë,e sidomos javën e fundit dhe ka krijuar pasiguri, bazuar edhe në faktin se kë po ndodhin atëherë kur edhe në rrugë ka shumë qytetarë .

Ka pasur edhe kërkesa që kryetari Aliu të thërras urgjent edhe Këshillin për Siguri në Bashkësi dhe së bashku me përgjegjësit të hartojnë një plan operativ kundër kësaj dukurie.

Në video të dërguar nga qytetarë të rastit shihet se si janë larguar hajnat të maskuar pas grabitjes së argjendarisë në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img