19,07,2025

Muharrem Svarqa uron qytetarët për Vitin e Ri 2019

Must Read

Edhe ky fundvit është një rast i mirë të përmbledhim arritjet, realizimin e planeve e synimeve tona në planin individual, familiar e shoqëror.

Viti 2018 ishte një vit dinamik, me plot gjallëri e përpjekje për të ecur drejt përmbushjes së pritjeve e shpresave, që e bëjnë jetën tonë më të mirë në të gjitha aspektet e saj.

Në emer të Deges se LDK – së në Ferizaj, uroj që viti 2019 të jetë më i begatshëm për të gjithë ne, duke na ofruar mundësi që t’i jetësojmë dëshirat, synimet dhe shpresat tona.

Le të kemi më shumë zell, kurajo e vendosmëri në rrugëtimin tonë drejt një viti më të mirë. Paçim shëndet, mbarësi e përparim! Gëzuar 2019!

Muharrem Svarqa,

Kryetar i Degës së LDK-së në Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj rrit sigurinë në rrugë: Më pak aksidente, më shumë gjoba për parkime ilegale

Ferizaj, 17 Korrik 2025 – Me fillimin e sezonës verore dhe rikthimin e mërgimtarëve në vendlindje, Komandanti i Stacionit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img