25,04,2024

Ja sa shpenzoi FBI-ja për ta çkoduar telefonin e terroristit

Must Read

fbi-690x380

FBI-së i kushtoi më shumë se 1 milion dollarë çkodimi i telefonit të terroristit të San Bernardinos.

Shefi i FBI, James Comey, ishte i pranishëm në “Aspen Security Forum” në Londër kur u pyet për një gjë të tillë.

“Sa shpenzuam? Shumë. Le të shohim, më shumë se çdo fitoj unë në krye te FBI deri në përfundim të mandatit dhe më kanë mbetur edhe 7 vite e 4 muaj”, deklaroi ai.

Paga vjetore e kreut të Byrosë Federale të Hetimeve është 181.500 dollarë dhe më një llogaritje të thjeshtë, me aq sa do të fitojë Comey deri në fund të mandatit të tij, i bie afërsisht 1.331.000 dollarë.

Ekspertët nga sektori privat ndihmuan FBI-në që të çkodonte telefonin, i cili ishte në qendër të një çështje ligjore mes qeverisë dhe Apple.

Çkodimi i telefonit të terroristit të San Bernardinoi i siguroi FBI-së të dhëna që nuk i kishte më parë dhe ndihmoi autoritetet që t’i përgjigjeshin disa pyetjeve për hetimin që vazhdon.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img