27,04,2024

Ja sa i paguante Serbia mercenarët në Kosovë

Must Read

mercenar-650x358

Serbia gjatë luftës në Kosovë kishte organizuar forca ushtarake policore dhe paramilitare kundër popullit shqiptar të Kosovës.
Por sapo kishin nisur sulmet e NATO-s, ky shtet kishte organizuar edhe formacione mercenarësh me pagesë për të luftuar kundër UÇK-së, popullsisë civile dhe në veçanti kundër NATO-s.
Në listat, të cilat i ka siguruar “Epoka e re”, gjenden emrat e më shumë se 1100 mercenarëve, të cilët janë futur në Kosovë në mënyrë të organizuar sapo kanë nisur sulmet e NATO-s ndaj caqeve serbe.
Në këto lista specifikohen koha sa kanë shërbyer këta mercenarë në Kosovë dhe dëmshpërblimet për angazhimin e tyre ditor. Në këto lista shihet se një mercenar në atë kohë është paguar minimumi 60 dinarë deri në 135 dinarë në ditë.
Këto lista janë edhe të nënshkruara dhe të vulosura nga eprorët më të lartë ushtarakë serbë.
Listat me emrat e mercenarëve, të cilët kanë ardhur për të luftuar në Kosovë gjatë muajve mars, prill, maj dhe qershor 1999 që nga vitit 2010 i kanë në dispozicion institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës, por deri më sot për to nuk është diskutuar as në Kosovë e as në Bruksel, për ta parë nëse ndonjë mercenar, pjesë e kësaj liste, ka kryer krime ndaj popullatës civile gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

download (3)download (4)download (5)download (6)download (7)download (8)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img