03,05,2024

Djali i Agim Ramadanit bën apel për bashkim të klasës politike

Must Read

auto_Agim-Ramadani-650x3581460372055

Sot në Prishtinë është mbajtur një akademi përkujtimore për nder të 17 vjetorit të rënies së heroit Agim Ramadani.

Ai ra më 11 prill të vitit 1999 në betejën e njohur të Koshares.

Me këtë rast ministri i FSK-se Haki Demolli tha se të rënët në këtë betejë në krye me komandantin Agim Ramadani nuk do të harrohen kurrë.

Djali i heroit Agim Ramadani, Edon Ramadani citoi një amanet të babait të tij: “Kur pushkët bashkohen kanë fuqi më të madhe”. Me këtë fjalë i biri i Agim Ramadanit apeloi tek klasa politike për bashkim.

Në akademi e cila është organizuar nën patronatin e kryeministrit Isa Musta janë recituar edhe poezi të shkruar nga et heroi Agim Ramadani.

Agim Ramadani ka qenë njëri ndër oficerët më të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqës i operacionit “Shigjeta”.

Pas rënies Brigada 138 mori emrin “Agim Ramadani”./kp

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img