18,04,2024

Ja reagimet e partive politike për raportin e Freedom House për Maqedoninë

Must Read

Freedom-House-780x439

Partitë opozitare shqiptare jo-parlamentare kanë reaguar për raportin e publikuar nga Freedom House, thuhet në komunikatat e tyre të dërguara deri tek Telegrafi Maqedoni.

LR-PDSH, Lëvizja Besa dhe RDK kanë reaguar ashpër për raportin e Fredom House.

Nga LR-PDSH thonë se ky raport e vërteton keqqeverisjen BDI-VMRO.
”Sipas raportit të “Freedom House” Maqedonia ka shënuar rënie të nivelit demokratik dhe kjo përbën edhe një fakt të keqqeverisjes së partnerëve BDI dhe VMRO, të cilët gjatë gjithë këtyre viteve kanë shënuar vetëm rënie të nivelit demokratik në vend. Raporti vërteton se në këtë gjendje, qeveria aktuale nuk ka mundësi të organizojë zgjedhje fer dhe demokratike, sepse shteti shënon ulje të pavarësisë së mediave apo gjyqësorit dhe problematika në proceset zgjedhore.” thuhet nga LR-PDSH.

RDK thotë se Maqedonia kualifikohet si shtet hibrid. ”Freedom House vërteton se ky vend vazhdon të mbetet shembulli më i keq për liri dhe demokraci, luftës kundër korrupsionit. Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se ky raport argumenton qëndrimin konsistent se vendi është larg zgjidhjeve të problemeve për të cilën kërkohet një angazhim i jashtëzakonshëm për zgjidhjen e shumë problemeve që e kanë ngulfatur vendin për një periudhë të gjatë kohore.” thonë nga RDK.

Edhe nga Lëvizja Besa kanë komentuar raportin e Freedom House duke thënë se Maqedonia shënon gradën më të ulët sa i përket zhvillimit demokratik. ”Sipas këtij raporti, Maqedonia është ende shumë larg një shteti të vërtetë demokratik, ndërsa ky është një argument më shumë se me këso kushte nuk mund të shpresojmë për zgjedhje të lira dhe korrekte, në të cilat do të respektohej vullneti demokratik i qytetarit. Duke u bazuar në këtë raport, Lëvizja BESA gjykon se pa pastrimin e listës zgjedhore, pa reformat e patjetërsueshme në media, pa qeverisje lokale dhe shtetërore demokratike, me një sistem juridik jofunksional dhe me një rritje të korrupsionit në shkallët më të larta, Maqedonia le që nuk mund të pretendojë për zgjedhje demokratike, por – kështu siç është – këtu vetëm edhe një herë do të përsëriten zgjedhjet e manipuluara, në të cilat do te shkelet e drejta e qytetarit, ndërsa kjo mund të prodhojë kriza edhe më të rënda se kjo që e kemi tani.” thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

Edhe nga partia qeveritare maqedonase VMRO-DPMNE kanë reaguar për raportin e Freedom House.

“Freedom House financohet nga Soros dhe raportet e saj i shkruan dhe i bazon vetëm në mendimin e Soros mercenarëve nga banda e Millçin të cilët janë të instaluar si zog qyqarë në sektorin civil në Maqedoni. Qytetarët skenarë të tilla transparente të LSDM dhe Soros instaluesit i kanë lexuar gjatë. Për shkak se nëntë cikle të zgjedhjeve në një rresht ka ndëshkuar zgjedhje. Pra, kjo do të jetë edhe më 5 qershor, në vitin e dhjetë jubilar me rradhë”, thuhet në deklaratë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img