Lajme

Ja çfarë tha Donika Kadaj Bujupi pasi aderoi në Vetëvendosje!


Publikuar më:


doniika85847

Donika Kadaj – Bujupi sot siç edhe pritej e zyrtarizoi aderimin në Lëvizjen Vetëvendosje, pas braktisjes disa javë më parë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku kishte kaluar vitet që nga themelimi i saj. Ajo sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së përmes një deklarate formalizoi vendimin e saj si “një vazhdim në lëvizjen që u qëndroi parimeve të veta. Lëvizja më priti ngrohtë për të arritur bashkërisht zhvillimin e qëndrueshëm.

Në vijim edhe deklarata e saj:

Qe 7 muaj bashkudhëtuam në rrugën e shenjtë për Republikën. Duke qenë bashkë ne ia dolëm, e fituam betejën e parë. Ishim te pandarë gjithkund. E zgjuam popullin për të kërkuar ndryshim. Për të jetësuar ëndrrën duhet shumë punë e unitet, duhet vullnet nga ne e shoqëria civile. Ky vendim imi është një vazhdim në lëvizjen që u qëndroi parimeve të veta, pavarësisht nuk u tundua asnjëherë për pushtet. Lëvizja më priti ngrohtë për të arritur bashkërisht zhvillimin e qëndrueshëm.

Comments
To Top