25,04,2024

Isufi: Hartat e dërguara në GJND nuk janë në përputhje me vijën e re të demarkacionit (Foto)

Must Read

Profesori i gjeografisë, Florim Isufi, i cili është pjesë e Grupit të Ekspertëve të Pavarur për demarkacionin me Malin e Zi, në profilin e tij në Facebook ka prezantuar disa harta, të dërguara në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në kohën kur kontestohej pavarësia e Kosovës nga Serbia, e që janë përmendur edhe nga Vjosa Osmani në debatin e 3 gushtit.

Sipas Isufit hartat e dërguara në GJND nuk janë në përputhje me vijën e re të demarkacionit.

“Nga kjo hartë jashtë territorit t Kosovës mbetet veç pellgu i Bjelluhës”, thotë ai. “Nëse shikoni edhe materialin e Serbisë të dorëzuar në GJND do të konstatoni se Kosova paraqitet me tjetër territor”.

Postimin e Isufit mund ta lexoni të plotë më poshtë:

“Në fjalë e urtë popullore thotë: ‘runa Zot prej të pa ditshmit’. Në tërë botën, popujt dhe shtetet punojnë e luftojnë që të kenë ardhmëri më të lumtur dhe më të sigurt, si në aspektin ekonomik ashtu edhe të sigurisë, ndërsa veç ne qojmë dorë nga të mirat që na pranojnë të tjerët.

hartatgjnd01

Kështu është kur në pozitat e caktuara janë personat që nuk kanë njohuri të lartë me gjeohapësirën. Kur një jurist merret me hapësirën, atëherë rezultati është i ditur (normal i dëmshëm e nga ndonjë herë i pa riparueshëm).

hartatgjnd02

Miq të dashur ju lutem shikoni me vëmendje hartën e paraqitur në dokumentin e dorëzuar në GJND. Edhe pse një hartë e kualitetit të dobët dhe me shkallë që nuk ofron ndonjë siguri të lartë gjeomatike, për njohësit e mirë të hartografisë dhe gjeohapësirës është e mjaftueshme të përcaktoj se me cilin kufi përputhet. Ata të cilët kanë përcjell me vëmendje debatin e 3 gushtit, grupi i ekspertëve të pavarur kanë prezantuar tri vija kufitare: një të delimitimit të vitit 1945, një pa zonën e Bjelluhës që përputhej me hartën e qeverisë së Malit te Zi të deponuar zyrtarisht në EU për qëllime të bashkëpunimit ndërshtetërorë regjional dhe të Adriatik Atllasit, dhe një sipas komisionit shtetëror për vijëzimin e vijës kufitare.

hartatgjnd03

Harta e GJND-së është në përputhje me kufijtë e dytë. Nga kjo hartë jashtë territorit t Kosovës mbetet veç pellgu i Bjelluhës, ndërsa zona veriore e degëve të burimit të lumëbardhit të Pejës deri në malin Vaganica përmes kurrizit të Moknës, Hajlës, Zhlebit nëpër kullë deri në tre kufirin Kosovë-Mali i Zi-Serbi vija nuk është në përputhje me atë të komisionit shtetëror.

hartatgjnd04

I kishim lutur të gjithë ata të cilët nuk kanë njohuri mbi hartat që mos të dalin në opinion me gabime dhe pa saktësi sepse përveç dezinformimit të popullatës, Kosovës i sjellin edhe dëme të pa riparueshme në rast të rinegocimit apo arbitrazhit.

hartatgjnd05

Nëse shikoni edhe materialin e Serbisë të dorëzuar në GJND do të konstatoni se Kosova paraqitet me tjetër territor. Në faqe 52, paragrafi 108, do ta gjeni deklaratën zyrtare të nënshkruar nga Qeveria e Serbisë e dorëzuar në GJND pas shpalljes se pavarësisë se Kosovës, ku Serbia thotë që Kosova ka rreth 11000 km2.

hartatgjnd06

Parashtrohet pyetja, pse nuk marrim atë që na e pranojnë të tjerët (edhe ish armiqtë e Kosovës) e që është në dobi të Kosovës, por për inate personal pranojmë atë që është më e keqe për Kosovën, sepse e para rrjedh nga armiku i cili ka shkaktuar dëme të mëdha kombit tonë. Nuk po mundem pa e përmend edhe një herë një thënie të urtë popullore: “mbaj inat dhe ha, e jo mbaj inat e mos ha”, ka thënë Isufi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img