03,07,2025

Sputniku rus thotë se vizita e Ramës në Serbi është shenjë se Serbia do ta njohë Kosovën

Must Read

Agjencia e lajmeve ruse “Sputnik”, shkruan se serbët po mendojnë që vizita e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Serbi, në samitin e ardhshëm ekonomik, është një shenjë që Serbia është duke sinjalizuar gatishmërinë e saj për të njohur Kosovën si shtet i pavarur.

Momçillo Trajkoviq, kryetar i Lëvizjes së Rezistencës Serbe nga Kosova, tha për “Sputnik” se ai nuk është i habitur për këtë çështje.

“Autoritetet e Kosovës kanë filluar gradualisht të hapin pikat e kontrollit në Serbinë qendrore dhe ata janë në kërkim të një mënyre për ta justifikuar atë. E gjithë kjo mund të ndodhë ngadalë, por me siguri, e të çojë në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi”, tha ai.

Delegacioni shqiptar i industrialistëve i kryesuar nga Rama pritet të marrë pjesë në samitin i cili është programuar të mbahet në Nish me 12-14 tetor. Në këtë takim do të jetë edhe një delegacion nga Kosova i udhëhequr nga zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, shkruan kjo agjenci.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img