Tech

iPhone 7 do të vijë me model bazë 32GB memorie të brendshme


Publikuar më:


iPhone 7, i cili është përfolur shumë kohët e fundit, pritet të vijë me një veçori sipas listës së WSJ. Sipas saj modeli i iPhone 7 do të fillojë me model bazë 32GB memorie të brendshme, model ky i cili na bën kurioz nëse Apple do të prodhojë një model të iPhone me memorie të brendshme 256GB.

Dhe ky sigurisht që është një lajm i mirë për të apasionuarit pas iPhone, sepse duke paguar një çmim Premium për një telefon dhe të gjesh vetëm 16GB hapësirë të brendshme duket pak e padrejtë këto ditë (aq më tepër duke qenë se memoria e brendshme e iPhone nuk mund të zgjerohet). Apple do të ndryshojë modelin e saj bazë të iPhone, për një version 32GB dhe duket se kjo do të bëjë atë një paketë tërheqëse për ata që deri tani kanë refuzuar idenë e çmimit për modelin bazë (dhe në vend iPhone zgjidhnin një telefon Android) për shkak të memories së kufizuar të iPhone.

Në anën tjetër linja më e fundit e prezantuar nga iPhone, iPhone 6S vjen me një hapësirë të brendshme 128GB, por çmimi i tij është akoma shumë i lartë. Ekziston mundësia që Apple të sjellë një variant të iPhone 7 “Pro” ose iPhone 7  “plus” me hapësirë të brendshme 256GB. Sipas thashethemeve Apple mund të prezantojë variantin iPhone 7 “Pro” me disa funksionalitete shtesë.

Le të shpresojmë se modelet e iPhone 7 do të vijnë me 3GB RAM siç është thënë këtë vit. Gjithsesi, pritet që RAM-i të dyfishohet në iPhone-n e ardhshëm. Por kjo do ta bënte iPhone 7 një telefon të denjë në vend të pritjes për iPhone 8.

Comments
To Top