24,04,2024

Investim i veçantë në Ferizaj. Në tokën e fshatit Lloshkobare po rriten mijëra fidane të drurit industrial Paulownia

Must Read

Ka më pak se një vit kur në një sipërfaqe prej qindra hektarëve në fshatin Lloshkobare janë mbjellë fidane të drurit të rrallë industrial Paulownia. Këtë investim e ka bërë bashkëatdhetari Nazim Azemi i cili thotë se ky dru është i  kërkuar në tregun e jashtëm dhe pas disa viteve do të shitet në tregun e jashtëm, kryesisht atë gjerman.

Për të parë këtë veprimtari nga afër dhe për ta përgëzuar këtë investim sot në këtë plantacion ishte edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami. Ai mbolli edhe pemën e parë të sezonit vjeshtor në një pjesë të këtij plantacioni si simbolikë të një pasurie bimore që kontribon në ajër të pastër.

Ndërkaq bashkëatdhetari, Nazim Azemi tregoi se tani ka 100 hektarë të mbjellur po planifikon që të rris edhe më tutje sipërfaqet e mbjellura me dru Paulownia.

Ndërkaq për Komunën e Ferizajt ngritja e një plantacioni të tillë është një investim mjaft i rëndësishëm. Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami thotë se Komuna do të ofrojë mbështjetje të pakuryser për angazhimet e tilla të afaristëve me plane konkrete.

Veprimtaria e kultivimit dhe rritjes së drurit Paulownia është e rrallë në Kosovë. Punonjës profesionistë thonë se toka e Kosovës është mjaft e përshtatshme për rritjen e këtij druri ndërsa në vitet e para duhet një kujdes më i madh ndaj fidaneve të mbjella.

Druri i llojit Pulownia ka filluar të mbillet në Kosovë para pak viteve, si plotësim i nevojave që ka tregu europian. Paulownia, është një bimë aziatike, druri i kësaj bime është shumë i përdorshëm në industri të ndryshme sepse ka një kualitet mjaft të mirë ndërsa edhe gjatë rritjes sipas ekspertëve kontribon në ajër të pastër në hapësirat ku rritet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img