03,05,2024

Planifikohen të mbillen 4000 hektarë me grurë, drejtori i bujqësisë Burim Bajrami përcjellë mbjelljet vjeshtore

Must Read

Bujqësia është një nga prioritetet kyçe të qeverisjes lokale në Ferizaj. Për këtë drejtoria përgjegjëse e prirë nga vet drejtori Burim Bajrami, është vazhdueshëm në terren, në ndihmë bujqve e fermerëve ferizajas.

Sot, në Prelez të Jerlive, drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, përcolli si tashmë rëndom mbjelljet vjeshtore. Janë rreth 4000 hektarë që sivjet pritet të mbillen me grurë. Për këtë drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami tha se bujqit e fermerët do ta kenë përherë mbështetjen sikurse banori i fshatit Prelez i Jerlive, Xhevat Uka të cilit edhe iu dhurua makina mbjellëse dhe një sasi e konsiderueshme e plehut artificial të kombinuar, që ka përfituar nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë.

Toka e Ferizajt, e mbjellë me kulturë gruri pritet të sjellë rendiment të lartë, me punën e përkushtimin e bujqve e fermerëve tanë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img