19,04,2024

Interesimi shumë i madh i fermerëve ferizajas për projektin e subvencionimit të kamatave

Must Read

Drejtori i bujqësisë në Komunën e Ferizajt, Ismet Vranovci këtë projekt e ka vlerësuar si tejet të rëndësishëm dhe që po implementohet për herë të parë në qytetin e Ferizajt. Sipas tij interesimi i fermerëve për të marrë kredi pa kamatë çdo ditë e më shumë është në rritje.

14222328_1257152497652904_8059622871352773873_n

“Projekti për subvencionim të kamatave është një projekti shumë i qëlluar dhe që për herë të parë po realizohet në terë territorin e Republikës së Kosovës. Ky projekt në fillim ka qenë pak skeptik nga të tjerët, mirëpo është duke treguar një rezultat të madh dhe prej momentit të nënshkrimit të kontratës nga Banka për Biznes dhe kryetari i komunës ka filluar implementimi i saj, dhe sipas informacioneve që unë kam dhe statistikave, interesimi i fermerëve është mjaft i madh për marrjen e dokumentacionit për të aplikuar për këtë kredi”, ka thënë drejtori Vranovci, duke shtuar se deri më tash janë ekzekutuar dy kredi.

“Deri më tani janë ekzekutuar 2 kredi, ndërsa në shqyrtim janë edhe katër të tjera, dhe gjithsejt janë 23 fermerë të cilët kanë aplikuar dhe në bazë të komisionit dhe bankës dhe nga ana e komunës, janë të gjithë kandidatë potencial për ta fituar këtë kredi, ndërsa shuma e tërësishme e kësaj arrin vlerën mbi 440 mijë euro. Me këtë po realizojmë një projekt që i ka munguar qytetit të Ferizajt, i cili do te jetë model edhe për komunat tjera, dhe në bazë të kësaj shumë deri në këtë moment ne po planifikojmë që në mënyrë indirekte nga këto kredi pa kamata të jenë të punësuar diku 88 punëtor në komunën e Ferizajt”, tha Vranovci.

Drejtori i Bujqësisë në Ferizajt, Ismet Vranovci ka shpjeguar se kjo drejtori gjatë këtij viti ka bërë subvencionimin e fermerëve me farë misri, me serra komerciale, me koshere për bletë si dhe shumë shpejt pritet që fermerët ferizajas të subvencionohen edhe me lope qumështore si dhe me mjedra dhe sistem të ujitjes.

Në këtë konferencë për media u tha se fermerët ferizajas tashmë kanë filluar të marrin edhe subvencionet nga ana e Ministrisë së Bujqësisë. U tha se fermerët ferizajas nga subvencionet e ministrisë përfitojnë një vlerë prej 1. 2 milion euro, që do të thotë se ne vitin 2015 vlera ka qenë rreth 900 mijë euro, kurse këtë vit është për 300 mijë euro me e lartë vlerë kjo e cila ka ndikuar direkt në subvencionet që kanë dhënë nga drejtoria e bujqësisë.
U bë e ditur se sfide kryesore e Drejtorisë së Bujqësisë tash për tash është sëmundja gungore e lopëve në komunën e Ferizajt, që për fat të keq ende nuk ka filluar të bëhet edhe vaksinimi i tyre.

“Deri më tani në komunën e Ferizajt i kemi 15 raste që janë të manifestuar me ngordhje dhe i kemi 100 raste të infektuara janë të lajmëruara edhe ne Agjensionin e Ushqimit dhe Veterinës”, ka thënë drejtori Vranovci.

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Ferizajt në vitin 2016 vetëm për subvencione të fermerëve në të gjitha lëmit e bujqësisë ka një shumë prej 268 mijë euro, ndërsa buxheti tjetër për subvencionimin e kamatave bujqësore është 147 mijë, projekt ky që është tre vjeçare dhe që në vitin 2017 janë parapare 200 mijë euro, kurse në vitin 2018 janë të parapara gjithsejt 250 mijë euro, ndërkaq projekti në tërësi kap shumën rreth 600 mije euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img